Historia e dhimbshme e një nëne shqiptare

Çile Preçetaj është larguar për në SHBA në vitin 2000 për t’i shpëtuar të fejuarit abuziv, dhe një atmosferë kriminale, duke dëshmuar se ajo nuk ishte në gjendje të kthehej në Shqipëri nga frika prej rrëmbimit dhe shitjes për prostitucion.

Lajme

04/12/2013 08:43

Për shqiptaren Çile Preçetaj, një emigrante me tre fëmijë amerikanë, 24 orët e fundit kanë qenë një makth. Rreth orës 10:30 të ditës së sotme, nënës 40-vjeçare, e martuar me tre fëmijë, do t’i duhet të lerë Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet e Detroit kanë vendosur të mos pranojnë kërkesën e saj për azil, dhe ta dëbojnë nga Shtetet e Bashkuara. Për avokatin e shqiptares, i cili është në luftë me kohën për të kthyer vendimin, e tërë vendimmarrja ka qenë një befasi, pasi asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur një rast i tillë.

Preçetaj, e cila ka lindur në Shqipëri në vitin 1972, është larguar për në SHBA në vitin 2000 për t’i shpëtuar të fejuarit abuziv, dhe një atmosferë kriminale, duke dëshmuar se ajo nuk ishte në gjendje të kthehej në Shqipëri nga frika prej rrëmbimit dhe shitjes për prostitucion.

Ajo ka hyrë ilegalisht në SHBA nëpërmjet kufirit me Kanadanë. Pas mbërritjes, me vullnetin e saj, ajo i është drejtuar autoriteteve për të kërkuar azil. Edhe pse jetonte në mënyrë të paligjshme në SHBA ajo është martuar me një burrë i cili kishte emigruar nga ish Jugosllavia, 40 vjet me pare, dhe ka krijuar një familje.  Ka punuar në restorante të ndryshme në kuzhinë.  Mësuesit në SHBA e kanë lavdëruar si një nënë me sjellje shumë pozitive tek fëmijët e saj.

Pavarësisht kësaj një gjyqtar i emigracionit ka refuzuar kërkesën e saj, duke rrëzuar besueshmërinë e dëshmisë së saj. Sipas mediave tashmë, Çile do të kthehet në Shqipëri për të jetuar në një fshat të thellë me prindërit e saj. Ndërkaq, bashkëshorti i saj, i cili punon si kuzhinier, është shprehur se e ka të pamundur që gruaja e tij te kujdeset e vetme për fëmijët.

(Panorama.al)