Hiqni lythat me uthull molle

Një gjë e mirë është se lythat mund t’i hiqni dhe në kushte shtëpie pa e vizituar ndonjë mjek.

Lifestyle

13/10/2015 23:37

Lythat janë gunga beninje në lëkurë që shfaqen në formë “balone”. Ato janë të padëmshme, por nuk janë aspak estetike dhe mund t’ju dalin në çdo pjesë të trupit.

Gjithçka që ju duhet është vetëm uthull molle e një cilësie shumë të mirë. Kjo mënyrë do t’i zbusë këto lytha dhe do t’i heqë pa gjakderdhje apo pa shkaktuar plagë.

Vendosni një pambuk me uthull në lyth dhe lidheni me një fashë, mbajeni për rreth një orë. Përsëriteni këtë procedurë disa herë në ditë dhe vazhdojeni kurën për 5 ditë.

Pas këtyre ditëve do të vëreni rezultate të dukshme. /sekretebukurie