Hidratimi shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë

Gjatë shtatzënisë shumica e grave janë më të prirura për të pasur më shumë kujdes në të jetuarit dhe ushqyerit shëndetshëm, por është e rëndësishme që t'i kushtohet vëmendje edhe një elementi tjetër gjithashtu të rëndësishëm.

Lifestyle

23/10/2014 16:30

Ky element i cili është shumë i rëndësishëm për të qëndruar e shëndetshme gjatë shtatzënisë padyshim që është hidratimi.

Kur jeni shtatzënë apo duke ushqyer me gji, kërkesat e trupit tuaj për ujë janë më të larta se zakonisht dhe kjo është arsyeja pse uji është i nevojshëm për të formuar lëngun amniotik që e rrethon foshnjën, mbështetë rritjen e vëllimit të plazmës së gjakut dhe prodhimin e qumështit të gjirit, transmeton Lajmi.net.

Prandaj, duke qenë mirë e hidratuar gjatë shtatzënisë, mund të ju ndihmojë që t’i përmirësoni disa kushte të lidhura me shtatzëninë.

Uji është një zgjedhje e shkëlqyer për të pirë gjatë shtatzënisë. Është natyral dhe i ndihmon gratë të re-hidratohen pa konsumuar kalori dhe sheqerna.

Gratë duhet të rrisin konsumimin total të ujit me një shtesë prej 300ml/në ditë gjatë shtatzënisë dhe 700ml/në ditë gjatë gjidhënjes, transmeton Lajmi.net.

Gratë shtatzëne duhet të konsumojnë ujë shpesh, sidomos pas lindjes së foshnjes së tyre, kur ato janë të zëna me kujdesin për foshnjën e tyre të re.

Femrat që i ushqejnë foshnjet me gji duhet të sigurohen se janë duke marrë ujë mjaftueshëm. Këshillohet që ta mbajnë një gotë ujë gjithmonë afër, edhe kur ulen për t’i ushqyer fëmijët e tyre.