Hidhet nga kati i tetë, ndërron jetë 60-vjeçarja në Vlorë

Një 60-vjeçare është hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte, në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

Lajme

16/07/2018 12:20

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës,teksa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Mësohet se gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pritet zbardhja e ngjarjes nga ana e bluve të Vlorës.