Hetem Zeqiri arrestohet në Shqipëri, me kërkesë të Kosovës

Hetem Zeqiri nga Podujeva është arrestuar nga Policia e Shqipërisë pasi ndaj tij është   lëshuar urdhër arrest nga autoritetet kosovare.

Lajme

18/01/2015 08:58

Arrestimi i kosovarit 44-vjeç nga Podujeva është bërë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, pas kontrollimit të dokumentacionit të tij, shkruan Tribuna.

“Më datë 15.01.2015, në SPK Morinë, u kap shtetasi në kërkim Hetem Zeqiri, vjeç 44, banues në Podujevë, i shpallur në kërkim për llogari të Kosovës”, kanë deklaruar në policinë shqiptare.

Ende nuk dihet se kur do të bëhet ekstradimi i kosovarit, si dhe për çfarë vepre penale është arrestuar ai.