Heqja e mitrës dhe efektet e rrezikshme që ka ajo në organizëm

Histerektomia është një procedurë për largimin e mitrës dhe ndoshta vezoret dhe tubat fallopiane.

Lifestyle

25/01/2018 14:01

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rreth 500.000 gra i nënshtrohen histerektomisë çdo vit. Ka shumë arsye përse një grua duhet ta heqë mitrën:

Kur mitra shkon në vaginë nga vendi i saj që është në abdomen
Gjendja mund të ndodhë pas lindjeve të shumta, për shkak të obezitetit ose pas menopauzës.

Gjakderdhje e rëndë pas lindjes
Një operacion i mitrës mund të kryhet për të kontrolluar gjakderdhjen e rëndë pasi lindjes.

Gjakderdhje vaginale të rënda ose të pazakonta
Për shkak të infeksioneve, kancerit apo ndryshimeve hormonale.

Por, cilat janë efektet anësore që pasojnë nga heqja e mitrës?

Në fakt, ekzistojnë disa lloje të operacioneve të heqjes së mitrës, secila ka rreziqet e veta.

Procedura tradicionale e heqjes së mitrës është histerektomia abdominale, që zakonisht kërkon prerje vertikale.

Duhet të theksohet se pasojat pas heqjes së mitrës mund të jenë të ndryshme. Ekziston rreziku i të gjitha llojeve të komplikacioneve infektive: sepsë, peritonit, hematoma acarohet.

Nga efektet e mëvonshme përfshihen:
nekroza e kube vaginale;
gjakderdhje;
humbja e zorrëve unazore përmes hyrjes vaginale.

Jeta seksuale pas operacionit
Shumica e grave mendojnë se jeta intime pas heqjes së mitrës do të ngelet prapa. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë. Gruaja vetëm duhet t’i përshtatet gjendjes së re.

Problemet gjatë aktit intim që mund të paraqiten pas histerektomisë përfshijnë thatësi vaginale, reduktim të ndjeshmërisë.

Jeta seksuale për herë të parë pas heqjes së mitrës është mjaft e ndryshme. Një grua duhet të shërohet tërësisht së pari, e pastaj të mund ta shijojë atë përsëri.

Pra, është e ndaluar jeta seksuale, më tej stërvitja, heqja e peshës.

Për më tepër, si pasojë e heqjes së mitrës, mund të keni menopauzë mjaft të vështirë, ndërsa siç thotë Dr. Laughlin Tommaso, pacientët mund të provojnë terapi të ndryshme mjekësore për problemet e mitrës.