Haziri rizgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Gjilan

Në Kuvendnin e tetë zgjedhor të degës së LDK-së në Gjilan nga 101 delegatë sa ka pasur ky Kuvend Lutfi Haziri ka marrë të gjitha votat për të qenë edhe për një mandatë në pozitën e kryetarit të degës. Haziri ka thënë se LDK do të bëhet edhe më e fuqishme.

Lajme

15/05/2015 19:57

Haziri është rizgjedhur në krye të degës së LDK-së në Gjilan, pa kundërkandidat.

Kuvendi i degës vendosi që me vota të hapura të votohet kandidati për kryetar dege dhe nga 101 delegatët e pranishëm Luta mori bekimin e të gjithë delegatëve.

Ndryshe Haziri pas marrjes së këtij besimi tha para delegatëve se LDK-ja në Gjika dhe në nivel vendi do të forcohet dhe më shumë. “Jemi në rrugë të mbarë që LDK ta forcojmë në rrugën e drejtë rugoviane dhe inkuadrimi i shumë kuadrove të reja, përkrahja dhe mbështetja e madhe që po na jepet në teren dëshmojnë qartë se LDK po forcohet dhe po fuqizohet” tha Haziri, raporton rajonipress.