Haziri ndan 70 mijë euro subvencione për Kulturë, Rini dhe Sport

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë sot subvencionet për kulturë, rini dhe sport, në shumën prej 70 mijë euro.

Lajme

09/10/2018 17:30

Haziri, pasi ka kryer çështjet procedurale, ka deklaruar se ndihet mirë që Komuna po i mbështetë në mënyrë të vazhdueshme organizatat joqeveritare që merren me kulturë, rini dhe sport, të cilat kanë ardhur me anë të thirrjeve publike.

I pari i Gjilanit ka konfirmuar se në vitin e ardhshëm Komuna do t’i rris subvencionet për kulturën, rininë dhe sportin, duke u dalë në ndihmë në mënyrë permanente.