“Hatixhe” vazhdon të jetë e para në këto vende (Foto/Video)

Reperi Capital T gjashtë ditë më parë publikoi projektin e tij më të ri me titull "Hatixhe", të cilin e solli të riperpunuar në versionin e tij.

ShowBiz

30/06/2017 21:10

Kënga po pëlqehet shumë dhe këtë e dëshmojnë edhe top-listat, ku po qëndron e para, shkruan lajmi.net.

Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Zvicër, “Hatixhe” vazhdon të jetë e para tash e sa ditë, ndërsa në Malin e Zi dhe Austri hyn në rrethin e këngëve më të dëgjuara.

Këngën “Hatixhe” Capitali e solli në bashkëpunim me Mixey dhe deri tani ka afro 3 milionë klikime. /Lajmi.net/

YouTube player