Haradinaj: Zjarrfikësve të Kosovës do t’u bëhet zgjidhje afatgjate – Lajmi.net
Haradinaj: Zjarrfikësve të Kosovës do t’u bëhet zgjidhje afatgjate
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 16:19, 12 July 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e sindikatës dhe zjarrfikësit e Kosovës, me të cilët ka diskutuar rreth zgjidhjes së statusit dhe kërkesave të tyre.

Haradinaj u premtoi se brenda dy javësh kërkesat e zjarrfikësve do të diskutohen në mbledhjen e qeverisë dhe do të ofrohet zgjidhje për këtë sektor mjaftë të rëndësishëm për vendin.

“Qeveria e Kosovës është shtëpia e juaj dhe nga këtu do të gjendet zgjidhja për problemet që i keni, e të cilat datojnë që nga viti 2008”, tha kryeministri Haradinaj.

Meqenëse në Kosovë numri i zjarrfikësve nuk është shumë i madh, kryeministri Haradinaj tha se është më lehtë i menaxhueshëm dhe kërkoi nga ta mirëkuptim, pasi që Qeveria është në hartim të një koncept dokumenti i cili do të rregullojë në mënyrë afatgjate problemet me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit në Kosovë.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, numëroi disa nga kërkesat prioritare, si rritja e pagesës për rrezikshmëri në punë, ngritja e koeficientit deri në hyrjen në fuqi të ligjit për paga, kompensimi i ndërrimit të natës dhe i punës jashtë orarit.

Haradinaj tha se është i përkushtuar për ofrimin e një zgjidhje adekuate, afatgjate dhe përmes ligjit.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO