Haradinaj urdhëron zbatimin e menjëhershëm të taksës 100 për qind ndaj Serbisë

Ramush Haradinaj ka shkruar për vendimin e sotëm të Qeverisë për rritjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe nga Bosnja e Hercegovina.

Lajme

21/11/2018 15:13

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar për vendimin e sotëm të Qeverisë, që të vendosët taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe.

“Nga sot masë 100% ndaj Serbisë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook pas mbledhjes së Qeverisë, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë nga Haradinaj në Facebook:

Nga sot masë 100% ndaj Serbisë!

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks. Poashtu, Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë poashtu menjëherë.

RH