Haradinaj: Qyteti i Klinës afër ndryshimit të shumë pritur

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se qyteti i Klinës është afër ndryshimit të shumë pritur.

Lajme

16/11/2017 17:41

“Qyteti i Klinës afër ndryshimit të shumë pritur. Prof. Dr. Zenun Elezi është njeri me vlera të larta njerëzore dhe profesionale, ai si i tillë do t’i shërbej të gjithë qytetarëve njësoj, pa dallim rajoni apo religjioni. Te dielen vuloset fitorja e tij, andaj edhe i urova suksese Profës dhe partnerëve të tij që po e mbështesin në këtë proces shumë të rëndesishëm. Ata të bashkuar dhe plot energji do të triumfojnë të dielen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Lajmi.net/