Haradinaj pajiset me vizë amerikane

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka arritur të pajiset me vizë amerikane.

Lajme

05/02/2018 17:44

Këtë e kanë konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

“Po ua konfirmoj që kryeministri merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit”, tha Gashi.

Në Lutjet e Mëngjesit do të merr pjesë edhe presidenti, Hashim Thaçi.

Më herët Haradinaj kishte deklaruar se iu kishte nënshtruar të gjitha procedurave të rregullta dhe se po e priste vizën.

Ndryshe, gati një muaj më parë lajmi.net raportoi se kryeministrit Haradinaj iu refuzua viza, duke ia bërë të pamundur pjesëmarrjen në gardën e Iowas.

Lajmi.net/