Haradinaj kërkon të zbatohet vendimi për rritjen e pagave

Qeveria e Kosovës  pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave për kryeministrin dhe vartësit e tij ka shfuqizuar vendimin e datës 1 shkurt me atë të së cilit pezullohej vendimi për ekzekutimin e vendimit për pagat.

Lajme

12/06/2018 15:23

Haradinaj ka thënë se ky vendim është në pajtim me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka shtuar se pas këtij vendimi Ministria e Financave dhe organet tjera duhet ta zbatojnë, raporton lajmi.net.

Ministri i Financave,  Bedri Hamza ka thënë se beson që zyra ligjore e kryeministrit e ka shqyrtuar gjithë këtë material.

Hamza ka theksuar se Kosova duhet të ketë sa më shpejt ligjin për pagat.

Vendimi u miratua me shumice votash përpos një abstenimi nga Bedri Hamza./Lajmi.net/