Haradinaj falënderon qytetarët që e vizituan për ngushëllime

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka falënderuar homologët e tij nga rajoni dhe më gjerë, të cilët e kanë ngushëlluar pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Hilmi Haradinaj.

Lajme

20/06/2018 20:01

“Edhe sot, mijëra qytetarë nderuan figurën e babës sonë, duke na nderuar e ngushëlluar edhe ne, pasardhësve të tij. Qofshi të nderuar! Po ashtu, homologëve të mi, nga rajoni dhe më gjerë, ju shpreh konsideratat më të larta për letrat ngushëlluese që më kanë dërguar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.