Haradinaj: E kemi gatin qeverinë e bazës së gjerë, 61 vota i kishim më herët

Kreu i AAK-së dhe i nominuari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj lidhur me formimin e institucioneve ka thënë sot se kanë mundur që të formojnë qeverinë më 61 numra edhe më herët.

Lajme

19/08/2017 13:28

Sipas tij, ata nuk janë dashur ta bëjnë një gjë të tillë, duke kërkuar një bazë më të gjerë, raporton lajmi.net.

Dhe kjo bazë më e gjëra, ka thënë Haradinaj, është arritur.

Megjithatë, ai nuk ka mundur të thotë që procesi i formimit të institucioneve  do të ndodh javën e ardhshme, por ka shtuar se nuk do të humbin kohë.

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është përcaktuar të mbahet më 24 gusht. /Lajmi.net/