Halil Kastrati dhe Gold AG gëzojnë edhe një familje për fundvit

Humanisti Halil Kastrati po vazhdon me aktivitetet e tij, për t'i dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

ShowBiz

10/12/2018 10:25

Halil Kastrati bashkë me reperin Gold AG, mëngjesin e sotëm u nisën  për ta gëzuar një familje, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, që të dy kanë publikuar fotografi, me të cilat kanë treguar se ata ishin rrugës për tek familja që do t’ia dhurojnë çelësat e shtëpisë së re.

“Me Bismilah
U nisem me i dhene nje pale çelesa”, ka shkruar Halil Kastrati.

Kujtojmë që më 28 Nëntor, Halil Kastrati me ndihmën e donatorëve ka dhuruar plotë 28 palë çelësa për 28 familje. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrM4DU8gnUK/

https://www.instagram.com/p/BrM3E9hg9-u/