Hajnat e kërkuar nga Policia e Kosovës shfaqen ‘live’ në Facebook

Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi, janë në mesin e të kërkuarve nga Policia për vjedhje të ndryshme në Prishtinë.

Lajme

03/01/2019 19:11

Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi tash e sa kohë po kërkohen nga Policia e Kosovës për vjedhje të ndryshme në Prishtinë, raporton lajmi.net.

Para pak minutash Kastriot Shala është shfaqur “live” përmes një videoje në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Në fillim të  videos dëgjohen duke thënë “hajdeni, pse s’po na kapni. Në qytet jemi s’jemi tu ik prej qytetit”, raporton lajmi.net.

Në një video të dytë ata dëgjohen duke e kënduar këngë patriotike.

Në bazë të videos ata shihet se nuk janë në ndonjë qytet të Kosovës. /Lajmi.net/