Hajduti shqiptar me 200 km/h përplas 2 patrulla policie (foto)

Vetëm një mrekulli bëri që pasojat të ishin të vogla në aksionin e fundit të policisë italiane që ishte vënë në ndjekje të një 30-vjecari shqiptar i dyshuar për një vjedhje.

Lajme

26/04/2016 21:41

Ai është Pashk Piroli, të cilit i janë vënë prangat pas një ndjekjeje të gjatë nga Montesilvano në Vestina. Ai u identifikua në timonin e një makine Passat në orën 3 të mëngjesit.

Sipas policisë ai udhëtonte me 200 km në orë dhe duke bërë manovra të rrezikshme. Ai ka përplasur edhe dy makina policie në arrati ndërsa u shpëtoi dy patrullave të policisë.

Por një patrullë e tretë policie e qëlloi te gomat. Piroli humbi kontrollin e makinës dhe u përplas te një mur. Edhe pas përplasjes nuk është dorëzuar. Ka goditur me grushta dhe shqelma policet, por me forcë është shoqëruar në burg./lapsi.al/