Hahn takim urgjent me deputetet e PE-së, pas vendimit të Ivanovit

Euro komisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Johannes Hahn, sot në mëngjes ka thirrur në një takim urgjent ndërmjetësit e Marrëveshjes së Përzhinos, deputetët evropian Riçard Hoit, Ivo Vajgel dhe Eduard Kukan.

Lajme

13/04/2016 14:04

Në këtë takim do të diskutohet rreth vendimit të mbrëmshëm të presidentit Ivanov për ndërprerje të proceseve gjyqësore kundër liderëve politik.

Informatën për takimin e bëri të ditur vetë Riçard Houit, i cili krahas fotografisë nga takimi shkroi se së shpejti do të dalin edhe me njoftim lidhur me takimin e sotshëm.

Përndryshe Hahn dhe Houit që mbrëmë e dënuan vendimin e Ivanovit, duke thënë se ai nxit brengosje serioze për sundimin e ligjit të së drejtës.

Hahn përmes rrjetit social kishte shkruar: “Akti i presidentit Ivanov nuk është në vijë me kuptimin tim për sundimin e së drejtës.

Duke u nisur nga këto zhvillime, kam dyshime serioze për atë nëse janë të mundshme zgjedhje të besueshme.

Liderët politik duhet ta dinë se aksionet e ndërmarra kohës së fundit e rrezikojnë të ardhmen euroatlantike të vendit. Demokracia nënkupton kompromis dhe shërbim ndaj qytetarëve. Thërras të gjitha partitë politike t’ju kthehen negociatave dhe të punojnë për reforma”.