Hahn: Normalizimi me Kosovën, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Komisionieri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johanes Hahn e ka theksuar edhe një herë se normalizmi i raporteve me Kosovën është dhe mbetet kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Lajme

17/11/2017 15:21

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe ka thënë se është shumë herët për të folur për ndonjë marrëveshje përfundimtare ndërmjet dy vendeve.

“Kjo do të thotë se Serbia duhet të normalizojë marrrëdhnëiet me Kosovën, dhe tani është shumë herët të flasim. Sigurisht është njëri nga kushtet, por duhet të plotësojë edhe shumë tjera. Sidomos në sundimin e ligjit dhe hapjen e kapitujve tjerë që të plotësohen rekomandimet e tjera”, tha Hahn, transmeton lajmi.net.

I pyetur se a do të përkojë anëtarësimi i Serbisë në BE me përfundimin e normalizmit me Kosovën, ai tha: “Jo. Është e kundërta: normalizimi me Kosovën është parakusht për Serbinë që të bëhet anëtare e BE-së”, theksoi komisioneri i BE-së.

Edhe dje gjatë ditës presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte thënë se BE-ja i ka vënë si kusht Serbisë normalizmin e raporteve me Kosovën.

Madje u përmend se normalizimi final do të bëhej me njohjen e ndërsjellë, gjë të cilën e mohoi sot ministrja për integrime evropiane në Serbi. /Lajmi.net/