A guxojnë fëmijët dhe adoleshentët të hanë ushqim vonë?

Shpesh kemi dëgjuar dhe madje ka pasur edhe hulumtime të mëhershme se një darkë e vonuar ndikon shumë në shtimin e peshës, por hulumtuesit së fundmi kanë dalur me një përfundim të ri.

Lifestyle

24/05/2016 00:37

Studiuesit kanë bërë hulumtime tek 1,600 fëmijë të moshës nga 4 deri në 18 vjet dhe ata zbuluan se rreziku i mbipeshës nuk ishte më i madh tek fëmijët që merrnin ushqimin në mes orës 8 dhe 10 të darkës sesa tek ata që merrnin ushqimin e tyre në mes 2 dhe 8 të darkës, transmeton lajmi.net

“Rezultatet e studimit tonë janë të papritura. Ne kemi pritur që koha e ushqimit të jetë me të vërtetë një faktorë në shtimin e peshës, por kemi hasur në të kundërten”, tha autori i studimit Gerda Pot.

“Krahas ndryshimeve në cilësinë e dietës dhe aktivitetit fizik edhe koha e ushqimit konsiderohej një ndër faktorët kryesor për shtimin e peshës tek fëmijët, por sipas studimit tonë, kjo nuk qëndron”, ka deklaruar Pot në një intervistë.

“Megjithatë, është mjaft e rëndësishme që hulumtimet në këtë drejtim të vazhdojnë më tutje dhe të kuptohet qartë se çka është e vërteta”, ka përfunduar ai.

Ka edhe disa faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në shtimin e peshës siç janë ngrënja e mëngjesit dhe zakonet e gjumit./lajmi.net