Gold AG reagon pas vendimit të Gjykatës për Sylejman Selimin

Reperi Argin Agushi ka reaguar nëpërmjet një postimi pas vendimit të Gjykatës kundër lirimit të Sylejman Selimit.

ShowBiz

25/10/2018 23:32

Gjatë ditës së sotme, Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për lirimin nga burgu të Sylajman Selimit, ndërkaq ka liruar me kusht Jahir Demakun, shkruan lajmi.net

Pas këtij vendimi, ishte reperi Gold AG ai i cili erdhi me një reagim në llogarinë e tij në Facebook.

Mos u mërzit komandant se në dorë të Zotit është mëshira, ndoshta diçka që duket keq për ty është më e mira.Robin që e don Zoti e sprovon, e kujt si ndodh gjë le ta din që e harron. Vërtet katër muret nuk jan hiq të leta, si vaji mbi ujë qëndron e vërteta.E di që e pyet vetën a kam shok o burrë. Përgjigja është që disa shokë spaskan qenë kurrë. Sprova është pastrim për besimtarin,sakrifica për atdhe është dëshirë për shqiptarin.Ti do të dalësh më leht sesa hyre, e disave do ti vie turp nga heshtja e tyre. Arian Agushi ❤ për ty komandant’’ ishin fjalët e tij pranë kësaj fotografie./Lajmi.net/