Gjysmëhëna mbi Alpet zvicerane zemëron banorët

Artisti zviceran nalbinfo.chga Appenzelli, Christian Meier, ka zemëruar banorët lokalë me gjysmëhënën e vendosur në Alpet zvicerane. Artisti tha se dëshiron të vendosë një kontrast krahas kryqeve të shumtë.

Bota

08/09/2016 09:05

Vepra e projektuar nga Meier gjatë natës ndriçon tërë hapësirën mbi Alpe, ngase ai është kujdesur edhe për panelet e ndriçimit, përcjell .

Artisti ateist tha për mediat zvicerane se e ka menduar këtë si një ide e një kontrasti absurd.

Lartësinë prej 2140 metrash ai e kishte zgjedhur qëllimisht, ndërsa banorët thanë se gjysmëhëna vazhdon të fyejë vendësit.

Gjysmëhëna, që ka irituar edhe mediat, është vendosur në Alpet zvicerane në kantonin lindore Appenzell dhe artsti e ka quajtur veprën e tij artistike me emrin „liri“.

Auoritetet kantonale thanë se kanë kontaktuar me artistin Meier, i cili kishte premtuar që do ta heqë brenda një jave instalimin e tij, që e kishte sjellë me një helikopter. /albinfo.ch