Gjyqtarja përplas me makinë një person

Një gjyqtare e Shqipërisë, duke ngarë veturën, e ka përplasur një person i cili ishte duke vozitur një biçikletë.

Lajme

06/04/2016 16:08

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Policia shqiptare ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur përpara kryqëzimit të fshatit Shegan, Fier. Drejtuesja e mjetit tip “Toyota” me targa “AA 085 NO”, L. C., gjyqtare në Berat, ka përplasur të moshuarin me inicialet H .D., rreth 70 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Mësohet se i dëmtuari për shkak të dëmtimeve të pësuara është dërguar për trajtim në spitalin e Tiranës. Ndërkohë, policia ka nisur hetimin për shkaqet e këtij aksidenti.