Gjykata në Maqedoni dënon pesë persona që iu bashkuan ISIS-it
Gjykata penale e Maqedonisë dënon pesë persona që iu bashkuan grupit të të ashtuquajturit Shtet Islamik, dhe luftëtarëve të rekrutuar për të.

Lajme
Dënimi për ta do të jetë nga dy deri në katër vjet, transmeton lajmi.net.
Në fakt, ky grup ishte i përbërë prej 11 anëtarësh që gushtin e vitit të kaluar ikën nga Shkupi për t’iu bashkuar ISIS-it.
Gjashtë prej tyre u dënuan në muajin maj, një prej tyre ishte një imam i cili besohet të jetë organizatori i këtij grupi, dhe u dënua me shtatë vjet burg, ndërsa pesë të fundit u dënuan sot.
Në total, nga Maqedonia besohet se 130 persona i janë bashkuar grupit për të luftuar në Siri dhe Irak, dhe 16 prej tyre janë vrarë. /lajmi.net