‘Gjuha e trupit’ – gjatë një interviste babai u zbulua se e kishte vrarë vajzën (Video) – Lajmi.net
‘Gjuha e trupit’ – gjatë një interviste babai u zbulua se e kishte vrarë vajzën (Video)
Autori: Lajmi.net BotaFamiljaLifestyle 10:25, 31 August 2017
Iftikhar  Ahmed nga Pakistani ka vrarë vajzën e tij  Shafilea 17-vjeçare, për shkak se ajo nuk pranonte kulturën palestineze. Por falë gjuhës së trupit krimi zbulohet gjatë një interviste televizive.

 

Prindërit e 17-vjeçares i kanë thënë policisë se vajza e tyre është zhdukur në vitin 2003. Por një ekspert i gjuhës së trupit i ka përgënjeshtruar ata 9 vite më vonë duke dëshmuar se krimin e ka kryer vetë babai i Shafileas.

Vajza u vra në vitin 2003, dhe falë një dokumentari ku prindërit kanë dhënë intervistë ata janë zbuluar, konkretisht nga fjalët e burrit.

Kur babai u pyet rreth kësaj mundësie ai e mohoi kategorikisht.

“Kurrë! As nuk mundem ta imagjinoj këtë”, pati thënë ai rreth mundësisë se ka vrarë vajzën.

Por sipas ekspertit Cliff Lansley, vetë deklarata e Iftikhar tregon aftësinë e tij, dhe bashkë me gruan Farzana kanë fshehur krimin.

Babai e ka ngulfatur vajzën me një çantë plastike për shkak se nuk pranonte të martohej sipas traditave dhe e ka hedhur në një det jo shumë larg ku jetojnë ata, në Cumbria, , transmeton gazetametro.net.

Prindërit e Shafalisë janë dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e vajzës së tyre nga gjykata e lartë e Anglisë.

Fjalët kyçe: Angli, Gjuha e trupit, vajza

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2
  • Play World Soccer Champion
  • Play 8 Ball Pool