Gjini: BE-ja na kërkon t’i kryejmë detyrat, e nga Serbia s’na mbron

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se Bashkimi Evropian kërkon nga Kosova që vazhdimisht t’i kryejë detyrat, dhe në fund thotë se nuk mund ta mbrojë vendin nga Serbia.

Lajme

10/01/2017 22:19

Këtë Gjini e ka thënë duke u lidhur në rastin e arrestimit të ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze ditë më parë, njofton Klan Kosova.

“Edhe sa herë duhet të gjykohet Ramush Haradinaj?!”, ka thënë Gjini, duke folur për urdhërarrestin e lëshuar nga Serbia në bazë të të cilit është arrestuar Haradinaj.

“Serbia ka lëshuar urdhërarrest përmes Interpoli. Kur është vendosur në skaner pasaporta i ka dalë policit dhe polici e ka kryer punën kjo është pjesa teknike”, ka shtuar Gjini.