Gjimshiti: Kështu e tejkalova zhgënjimin e “Euro 2016”

Pas 90 minutave në ndeshjen ndaj Marokut, lojtari ka lënë të kuptohet se ai moment, pavarësisht zhgënjimit, i përkiste të kaluarës.

Sport

01/09/2016 08:51

Berat Gjimshiti ka shënuar sot kthimin e tij në fushë me fanellën e kombëtares, ku për herë të fundit kujtohej duke u larguar i dëshpëruar nga grumbullimi i kuqezinjve pak ditë para Europianit.

Pas 90 minutave në ndeshjen ndaj Marokut, lojtari ka lënë të kuptohet se ai moment, pavarësisht zhgënjimit, i përkiste të kaluarës.

“Atëherë jam mërzitur pak, është normale, edhe familjarët e mi. Por duhet të jesh profesionist dhe të vazhdosh, siç bëra unë dhe tani jam i lumtur që jam kthyer në kombëtare dhe falënderoj stafin për ftesën ndërsa shpresoj të vazhdojmë kështu”, tha ai, përcjell “Panorama Sport”.

Mbrojtësi foli edhe për firmën me Avelinon, ku është dhënë në huazim nga Atalanta. “Kam firmosur dje pas mesnate për një vit në huazim. Me Atalantën kam folur dhe ata nuk deshen të largohesha.

Pata bisedime edhe me ekipe të tjera, por trajneri dhe presidenti më kanë ofruar gjërat që më duheshin për të më bindur të firmosja atje”, deklaroi qendërmbrojtësi i kombëtares.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.