Gjermani u thotë qytetarëve të vet, mos udhëtoni në veri të Kosovës

Pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, Ministria e Punëve të jashtme e Gjermanisë ka paralajmëruar qytetarët gjermanë që udhëtojnë për në Kosovë apo ata që ndodhen në Kosovës, të kenë kujdes dhe mundësisht të shmangin udhëtimin në katër komunat serbe në veri të Kosovës.

Lajme

26/01/2018 12:02

Paralajmërimi i Ministrisë së Punëve të jashtme e Gjermanisë është bërë të mërkurën më 24 janar, në faqen zyrtare në internet në titullin: “Udhëzime për siguri gjatë udhëtimit në Kosovës”

“Në veri të Kosovës, në Komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Veri të Mitrovicës gjendja e sigurisë vazhdon të mbetet e tensionuar”, thuhet në paralajmërimin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. “Edhe pse dhuna nuk është e drejtuar kundër të huajve, nuk përjashtohet mundësia e incidenteve të dhunshme, ndonëse ato mund të jenë raste të izoluar”, thuhet tutje, ndërsa shtohet se tensionet janë rritur pas vrasjes më 16 janar të politikanit serb Oliver Ivanoviq nga persona të panjohur”.

“Për këtë arsye qytetarëve gjermanë që planifikojnë tu udhëtojnë në veri, këshillohen të shmangin udhëtimin atje” thuhet në paralajmërimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë i bërë të mërkurën më 24 janar, në faqen zyrtare të kësaj ministrie.

Për sa i përket pjesës tjetër të Kosovës, në paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë  thuhet se “situate është stabile, sado që potenciali për protesta ekziston”./RTK