Gjërat surprizuese që i ndodhin trupit nëse konsumoni dy vezë në ditë

Veza është një ndër produktet që nuk mungon kurrë në shportën e konsumit të çdo familjeje shqiptare.

Lifestyle

01/07/2017 08:30

Gjen përdorim pothuajse kudo, gatim gjellërash, ëmbëlsira, maska bukurie etj, por ajo që e bën të veçantë janë vlerat e saj të shumëllojshme ushqyese.

E pasur me aminoacide, vitamina, si kompleksi i plotë i vitaminës B, vitamina D dhe E, fosfor, selen, komplekse proteinike etj.

Shumë njerëz tregohen skeptikë në lidhje me numrin e vezëve që duhen konsumuar, por studimet e fundit kanë treguar se 2 vezë mjaftojnë. Jo në javë, por në ditë.

Zbuloni ç’përfitime sjell veza për organizmin e njeriut:

1.Mbron trurin

2.Përmirëson shikimin

3.Favorizion përthithjen e kalciumit

4.Kompleksi i vitaminës B mbron lëkurën, flokët dhe mëlçinë

5.Ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. /Lajmi.net/