Gjendet trupi i pajetë i Zija Nuka, i zhdukur 6 ditë më parë

Është gjetur trupi i pajetë i Zija Nuka, 22 vjeçar, pjesëtarë i komunitetit egjiptian, i zhdukur gjashtë ditë më parë, pak metra para shtëpisë së tij, gjegjësisht tek ish deponia e mbeturinave e quajtur si ‘Nakarade’ nga banorët e lagjes ‘Ali Kodra” – Kolonia I.

Lajme

20/04/2015 11:02

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e rajonit të Gjakovës.

Kapiten Kriste Gjoka ka thënë se e kanë gjetur një trup por nga pamundësia për ta identifikuar viktimën në fjalë nga maltretimi fizik që i është bërë. Policia ka kontaktuar familjarët që të identifikojnë atë.

Motivet e vrasjes ende janë të panjohura. Sot pritet që Policia të dalin me një komunikatë, raporton KosovaPress.