Gërmime të reja në Rashkë

Nesër do të fillojnë gërmime të reja në një lokacion në Rudnicë të Rashkës. 

Lajme

06/08/2014 14:54

Kështu ka vendosur Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj ka konfirmuar se gërmimet do të fillojnë më 7 gusht, në atë që njihet si lokacioni i tretë në Rudnicë të Rashkës.

“Ashtu siç kemi deklaruar ditë më parë gërmimet në Rashkë pritet të nisin nesër, me 7 korrik, pasi kështu jemi njoftuar nga pala serbe”, ka thënë Gjetaj në një prononcim për Agjencinë e lajmeve Kosovalive.

Në lokacionin e dytë, nuk ishte gjetur asnjë mbetje mortore, ndërkaq në lokacionin e parë, u nxorrën mbetjet mortore të 45 viktimave të vrarë gjatë luftës në Kosovë

 Rasti “Rudnicë” është nisur në bazë të informacioneve të një dëshmitari të mbrojtur të EULEX-it në Prishtinë i cili ka thënë se në vitin 1999, trupat e shqiptarëve janë hedhur në varrezë masive ndërsa më vonë mbi atë vend është shtruar asfalt.