Georgievski: Do ketë luftë nëse bëhet qeveri pa shqiptarët

Lideri i VMRO-Popullore dhe ish kryeministër i Maqedonisë, Lupço Georgievski parasheh që nëse VMRO DPMNE nuk do ta bëjë qeverinë e re me BDI-në, dhe nëse të dyja janë fituese të zgjedhjeve të 27 prillit, “për një javë do të fillojë luftë e re në Maqedoni”.

Lajme

20/04/2014 18:35

\”Sot, pas 20 vjetësh, dikush në Maqedoni t’u rrëfejë se do të bëjë qeveri pa shqiptarët është një përrallë që vetëm injorantët mund t’i besojnë. Nëse dikush vendos ta bëjë atë, unë u garantoj që për një javë do të ketë luftë të re në Maqedoni”, raporton Zhurnali.

“Pra, nëse maqedonasit janë të gatshëm për të luftuar dhe janë të gatshëm t’i mbrojnë dhe t’i plotësojnë kërkesat e VMRO-DPMNE, atëherë le të votojnë për këtë lloj politike”, ka deklaruar Georgievski për televizion lokal D1 të Delcevos.

Georgievski është bartës i listës në njësinë e tretë zgjedhore.