Gent Fatali: Nuk bëj këngë për para dhe famë

Reperi shqiptar, Gent Fatali është njëri nga artistët më të talentuar që ka estrada.

ShowBiz

29/08/2018 16:39

Që nga fillimi i karrierës ka publikuar një sërë këngësh të cilat u shndërruan në hite me ç’rast ka fituar edhe një numër të madh të fansave që e përkrahin vazhdimisht, shkruan lajmi net.

Meqenëse është aktiv edhe në rrjete sociale, Genti shpesh ndanë imazhe dhe video nga përditshmëria e tij. Në një foto të fundit të publikuar në Instastory, Fatali tregon se muzikën e bën sepse ndihet mirë.

“Nuk boj kang as për pare as për famë, as për me m’njoft. Krijoj se ndihna mirë tu e bo qata që unë e du dhe nihna mirë kur me këngë të mia dikush nihet mirë”, ka shkruar ai.

Genti po ashtu, është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “Na vjen dita”(Bella Ciao), që tanimë ka thyer rekord shikueshmërie në kanalin, Youtube.

I ftuar në emisionin ‘Mirage’, që është prodhim i lajmi.net, Fatali tregon shumë gjëra interesante rreth karrierës profesionale, që mund t’i ndiqni në intervistën e mëposhtme./Lajmi.net/

YouTube player