Gecaj: U prefsh në paqe Agim Kikaj

Bajram Gecaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të LDK-së, Agim Kikaj.

Lajme

19/05/2017 08:22

Gecaj ka thënë, se Kikaj ishte aktivist shumëvjeçar i LDK-së, patrioti dhe atdhetari i dëshmuar me kohë, njeriu i guximshëm dhe i urtë, prindi dhe familjari i respektuar, raporton lajmi.net.

“Mbrëmë u nda fizikisht nga ne Agim Kikaj, deputeti ndër më konstruktivët, aktivisti shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, patrioti dhe atdhetari i dëshmuar me kohë, njeriu i guximshëm dhe i urtë, prindi dhe familjari i respektuar. Kosova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës humbën një luftëtar dhe aktivist të paepur për të ardhmen më të mirë të këtij vendi. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës për të cilën punove pandashëm dhe zoti të bekoftë miku im Agim. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 17:00, në fshatin Lupq i Poshtëm”, shkruan ai në Facebook. /Lajmi.net.