Gecaj thotë se Vetëvendosje i ka shprehur keqardhje për sulmin me vezë (Video)

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se çdo lëvizje anarkiste ka filluar me sulme me vezë e gaz lotësjellës.Këto deklarata Gecaj i ka bërë në emisionin “Rrokum Roll”.

Lajme

19/10/2015 22:42

Gecaj ka thënë se ka marrë mesazhe nga paritë opozitare, përfshirë edhe Vetëvendosjen, t’i kenë thënë se u vie keq në lidhje me ngjarjen e sotme.

“Çdo lëvizje anarkiste ka filluar me sulme me vezë, me gaz lotësjellës, me scalper, kalojnë në thika e prej thikave kalojnë në armë”, ka thënë ai.

“Me këtë sulm ata e kanë “plagosur” edhe anëtarin e tyre, kryetarin e Obiliqit, që vjen nga AAK, po ashtu kam marrë mesazhe nga tri partitë opozitare që më kërkojnë falje për këtë sulm” , ka thënë Gecaj.