Gecaj thotë se Haradinaj do zvarritje të demarkacionit pa kufi për mbajtje të pushtetit

Ish këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj, po zvarrit çështjen e liberalizimit të vizave vetëm që t’i zgjasë mandati qeverisës.

Lajme

04/11/2017 15:09

Ai me anë të një postimi në facebook, duke komentuar deklaratën e Haradinajt se në fund të vitit do të ketë lajme për liberalizimin e vizave, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk do të ndodh shpejt, madje se nuk ka indikacione as nga Mali i Zi që të pajtohet me rishqyrtimin apo dërgimin e çështjes së arbitrazhit në gjykatë.

Postimi i Gecajt në Facebook:

Kryeministri: Demarkacioni në Arbitrazh, lajme të mira për vizat deri në fund të vitit”

Ose kryeministri është i “mbërrimë” e “din diçka” ose të gjithë ne tjerët nuk po dimë bash asgjë. Asnjë indikacion bash nga askush se mund të kemi shpejt liberalizim vizash nuk ka. As Mali i Zi nuk ka dhënë bash asnjë indikacion se mund të pajtohet me rishqyrtimin apo dërgimin e çështjes në gjykatë të arbitrazhit. Sa na po dimë e sa na po shohim, qëllimi është kryekëput zvarritja e çështjes deri në pakufi, me shpresë se kjo edhe do ti zgjasë mandatin qeverisës. Qytetarët e Kosovës do të duhej ta kishin liberalizimin e vizave para së paku dy vitesh. Ky kryeministër dhe kjo nomenklaturë e kanë penguar këtë atëherë dhe po e bëjnë edhe tani. Dhe pse? Vetëm për hir të dikur marrjes dhe tani mbajtjes së pushtetit!./Lajmi.net/