Gecaj: Mustafa shkoi në Bruksel për ta zgjidhur çështjen e demarkacionit

Vizitën e fundit të kryeministrit Isa Mustafa ne Bruksel, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, e ka cilësuar si tentimin e radhës për të kaluar çështjen e demarkacionit.

Lajme

26/04/2017 21:53

Tutje në lidhje idenë e Isa Mustafes për suspendimin me kush të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion, Gecaj ka thënë që ka mbështetje nga disa shtete të fuqishme.

“Kemi pothuajse dy vite që kemi provuar në të gjitha mënyrat e mundshme të realizojmë demarkacioni, ka pasur kërkesa dhe takime në mënyrë që të kalojmë këtë çështje të rëndësishme, e që prej kësaj varet edhe liberalizimi i vizave. Takimi në Bruksel ishte tentimi i radhës. Kjo ide ka lind nga kryeministri në konferencën e partive popullore evropiane dhe ka gjet përkrahje bukur të mirë në konferencë, edhe  pas konferencës nga disa shtete të fuqishme si p.sh Gjermani” ka thënë Bajram Gecaj në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme Gecaj ka thënë që kjo çështje vendoset në mes të partnerëve të koalicionit.

“LDK-ja beson që duhet në këtë shtet të dalim në cikle normale zgjedhore, do të thotë 4 vjeçare. Veseli dhe Mustafa kanë lënë të hapur mundësinë që të shkohet në zgjedhje nëse nuk kalon demarkacioni. Ne jemi ne koalicion, ne merremi vesh në tavolinë, ne mund të merremi vesh edhe për të shkuar në zgjedhje. Nëse shkojmë në zgjedhje duhet të ulemi dhe të bisedojmë këtë çështje, e jo nëse disa deputet dalin dhe thonë diçka të tillë” ka deklaruar Bajram Gecaj.