Gecaj – Gjuriqit: Serbët e Kosovës nuk i blejmë e as nuk i shesim

Bajram Gecaj zv.ministër i Pushtetit Lokal dhe këshilltari i kryeministrit të Kosovës, është shprehur se serbët e Kosovës janë qytetarë të barabartë të cilët nuk kanë nevojë të blihen e as të shiten nga shteti i Kosovës.

Lajme

18/04/2017 10:41

Gecaj këtë e ka thënë si reagim ndaj  deklaratës së drejtorit të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Gjuriq ka thënë se Kosova po tenton t’i blej serbë e Kosovës në këmbim të votës për Ushtrinë e Kosovës.

Në një postim në facebook, Gecaj është shprehur është Qeveria e Serbisë ajo që i ka manipuluar dhe vazhdon t’i manipulojë qytetarët serbë.

“Serbët e Kosovës z. Gjuriq janë qytetarë të barabartë (madje të diskriminuar pozitivisht ) të Republikës së Kosovës të cilët nuk kemi nevojë as t’i blejmë e as t’i shesim. Është Qeveria e Serbisë ajo e cila i ka manipuluar dhe fatkeqësisht vazhdon t’i manipulon ende, madje qartazi edhe kundër interesit të tyre qytetarë e njerëzor. Ushtria e Kosovës do të themelohet z. Gjuriq, ndërsa thirrja në Rezolutën 1244, ashtu siç ju ka kushtuar një herë, me një humbje dëshpëruese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, do t’u përplaset fytyrës sa herë të tentoni të thirreni në te”, ka shkruar Gecaj në facebook, shkruan lajmi.net.

Gjuriq ka thënë se nuk është sekret se përfaqësuesit e serbëve në Kosovë në vazhdimësi u janë ekspozuar përpjekjeve politike për t`i blerë dhe përkthyer në anën e siç ka thënë ai “separatistëve” shqiptarë.

Ai ka thënë se serbët nuk mund të binden për formimin e Ushtrisë së Kosovës./ Lajmi.net/