Gecaj: 15 mijë veta s’mund ta rrëzojnë qeverinë

Gecaj deklaroi se 15,000 veta “nuk mund ta rrëzojnë Qeverinë”, megjithëse respektohet mendimi i secilit në vend.

Lajme

17/02/2016 19:01

Bajram Gecaj, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se beson në vlerësimin e policisë për numrin e protestuesve.

Gecaj deklaroi se 15,000 veta “nuk mund ta rrëzojnë Qeverinë”, megjithëse respektohet mendimi i secilit në vend.

“Policia ka dhënën jë shifër prej 15.000 vetash. Unë kam hipur mbi objektin e Qeverisë dhe mendoj se nuk ka pasur më shumë, aty diku sillet”, tha Gecaj në Klan Kosova, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, kërkesa e liderëve opozitarë është rrëzimi i qeverisë, e 15.000 veta nuk mund ta rrëzojnë qeverinë.” Jo absolutisht se nuk japin dorëheqje”.

Sipas Gecajt fundin e Qeverisë e vendosë vota e qytetarëve, në afatin e caktuar ligjor./lajmi.net