Gazin lotsjellës e hodhën deputetët e VV-së Glauk Konjufca dhe Pal Lekaj

Edhe seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë shkaku i hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës.

Lajme

14/12/2015 10:44

Kësaj radhe gazin në sallën e Kuvendit e kanë hedhur dy deputetë të VV-së, Glauk Konjufca dhe Pal Lekaj, raporton lajmi.net.

Tani sigurisht edhe ata i pret arrestimi, siç ka ndodhur me kolegët e tyre të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës në seancat e kaluara. /lajmi.net