Gazetarja maqedonase: Gruevski na bëri bashkë edhe me komandantët e UÇK-së

Gazetarja maqedonase, Anica Vangellova ka pëlqyer dhe shpërndarë një shkrim kundër pushtetit aktual të ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Zymberit.

Lajme

06/05/2015 20:51

Ajo ka shkruar se, “deri vonë nuk e kam besuar se një ditë do ta shpërndaj një status të një ish-komandanti të UÇK-së! Por e falënderoj këtë qeveri që sërish na bëri bashkë, na ktheu besimin tek të tjerët që me veprimet dhe aktet tyre të pamenduara  dhe të frikshme na bënë të besojmë se vetëm të bashkuar mund ti largojmë nga pushteti,” transmeton agjencia e lajmeve INA.

Zymberi në një shkrim autorial ka hedhur kritika të ashpra ndaj pushtetit aktual për proceset e montuara, për korrupsionin, kriminalitetin, nxitjen e tensioneve ndëretnike etj.

Ai ka theksuar se shqiptarët dhe maqedonasit mund të jetojnë se bashku dhe se nuk janë fajtorë për ndodhitë e lartpërmendura.

Shkrimi i tij është shpërndarë nga shumë maqedonas të cilët ndajnë mendimin e njëjtë, se populli ka qenë i instrumentalizuar nga disa politikanë të korruptuar.