Gashi përfaqëson familjen Dehari, konfirmon ardhjen e ekspertëve

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se do të përfaqësoj familjen Dehari në rastin e vdekjes së djalit të tyre, Astritit

Lajme

07/11/2016 11:45

Gashi ka konfirmuar poashtu ardhjen e ekspertëve të pavarur të caktuar nga familja, për të vëzhguar obduksionin në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, transmeton lajmi.net

“Sot pritet ardhja e ekspertëve të pavarur të kërkuar nga familja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ekspertët do të asistojnë në obduksionin në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Unë do të përfaqësoj familjen Dehari në të gjitha institucionet”, ka shkruar Gashi në facebook.