Gashi: Disa akuza të Speciales janë gati

Avokati Tomë Gashi tregon se a mund të marrin pjesë në seanca deputetët e VV-së.

Lajme

03/01/2018 18:22

Avokati Tomë Gashi në emisionin ‘Fakt Plus’ në Tribuna Channel, ka folur për Gjykatën Speciale.

Sipas tij, disa akuza të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, janë gati vetëm që ende nuk janë publikuar.

Gashi shtoi se pavarësisht zhvillimeve në Kosovë, për tentimin e shfuqizimit të Speciales, ka akuza të gatshme dhe pritet të publikohen së shpejti.