Fushë Kosovë, publikon foto me armë në rrjetet sociale, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar mesditen e së dielës në Fushë-Kosovë pasiqë i njëjti në rrjetet sociale kishte ekspozuar një fotografi me armë në dorë.

Lajme

12/03/2018 11:04

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.