Fushë Kosova me Emergjencë të re

Fushë Kosova është bërë sot me Shërbimin e ri të Urgjencës, e cila është përuruar në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë.

Lajme

02/10/2015 23:13

Me rastin e përurimit të këtij shërbimi ministri i shëndetësisë Imet Rrahmani, ka thënë se kujdesi Parësor Shëndetësor paraqet bazën e sistemit shëndetësor të vendit. Rrahmani ka thënë që synon që, sipas standardeve të parashikuara, rreth tetëdhjetë për qind e shërbimeve shëndetësore të ofrohen në këtë nivel të kujdesit shëndetësor.

Ai uroi mantelbardhët e kësaj qendre për punën që bëjnë dhe u kërkoi që të shfrytëzojnë në mënyrë sa më adekuate aparaturat e reja që janë vënë në funsksion.

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, përgëzoi punëtorët e Qendrës për punën që bëjnë the theksoi faktin se nga qytetarët nuk ka marrë asnjë ankesë për punën e stafit aty, përkundrazi, është i informuar me punën e madhe që bëhet me përkushtim, duke ju ofruar shërbime shëndetësore cilësore, banorëve të Fushë-Kosovës që është shtuar shu më në numër viteve të fundit, por edhe komunave përreth.

QKMF në Fushë Kosovë, që është investim i komunës, sipas drejtuesve të saj, brenda vitit u përgjigjet rreth 100 000 vizitave shëndetësore duke ofruar rreth 200 000 shërbime, ndërkohë që në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ka rritur vëllimin e shërbimeve për 17 për qind.