Fotografi me buzë të fryra

Duke e bërë atë që di më së miri. Kim Kardashian ka shpjeguar se si duhet bërë vetes një fotografi ideale. Për të gjitha vashat, ajo ka treguar se duhet fryrë buzët, për t’u dukur më bukur dhe më tërheqëse në fotografi. ‘Show-girl’ amerikane i ka postuar këto fotografi për miliona fansa të saj në…

ShowBiz

28/11/2013 16:00

Duke e bërë atë që di më së miri. Kim Kardashian ka shpjeguar se si duhet bërë vetes një fotografi ideale. Për të gjitha vashat, ajo ka treguar se duhet fryrë buzët, për t’u dukur më bukur dhe më tërheqëse në fotografi.

‘Show-girl’ amerikane i ka postuar këto fotografi për miliona fansa të saj në Twitter. Nënë e një vajze, Kim, e cila është në lidhje me reperin Kanye West, duket mjaft bukur në një sallon bukurie, edhe pse nuk ka vendosur fare ‘make-up’.

“Rregulli i parë, vendoseni telefonin pak më lart jush. Uff, po dukem e tmerrshme pa make-up”, ka shkruar Kim, njëra prej femrave më tërheqëse në botë sot, falë të pasmëve gjigante.