Foto tronditëse nga ISIS, bebja shqelmon kokën e prerë të ushtarit sirian

Organizata terroriste Shteti Islamik, ka publikuar dy foto tronditëse. Në të parën shihet teksa një bebe ndihmohet të shqelmojë kokën e prerë të një ushtari sirian, ndërsa në tjetrën disa fëmijë shikojnë trupin e ushtarit teksa i është hequr koka. 

Bota

01/11/2014 16:25

Tmerr më të madh se sa veprimet e terroristëve të ISIS, duket të mos ketë përjetuar njerëzimi, të paktën në këtë pjesë të parë të shekullit XXI.

Atyre që tanimë na janë bërë rutinë, sot i shtohet edhe një imazh ndoshta më shokuesi deri më sot. Një foto tregon teksa një prind me krenari shtynë fëmijën e tij bebe që ta shqelmojë një kokë të një ushtari sirian. Ndërsa në një foto tjetër, shihen disa fëmijë teksa vështrojnë ushtarin të cilit i është hequr koka. (lajmi.net)