Foshnja e kësaj gruaje humbi jetën nga një gabim që e bëjnë shumë nëna

Paralajmërimi i nënave për të gjithë prindërit: “Mos flini me fëmijët tuaj”

Lifestyle

10/10/2017 17:26

Çdo prind e di se sa rraskapitëse është kur i porsalinduri i tyre nuk mund të fle gjumë – prindërit do bënin gjithçka që duhet për t’i ndihmuar që të kthehet në gjumë.

Kjo është pikërisht ajo që Lauren Jordan po kalonte me djalin 12-ditor Harrison më 3 qershor, transmeton Gazeta Shneta

Meqenëse nuk mund të flinte, ajo vendosi që ta merrte në dhomën e saj, ku shikuan televizorin derisa e zuri gjumi.

Por nëna, nga Sussex në Angli, u zgjua disa orë më vonë në makthin jetësor të saj.

Kur u zgjua, pa që kishte harruar ta vendoste në shtratin e tij, ku përmes ngjyrës së fytyrës dhe temperaturës së trupit që kishte trupi e tij kuptoi se ai nuk kishte mundur të marrë frymë.

Lauren storien e ndau edhe me nënat e tjera, me qëllim që mos ta përsërisin gabimin e saj, siç po e konsideron ajo “shkatërrues”.